Mbrëmjen e së dielës disa dhjetëra protestues, kryesisht mbështetës të “Agimit të Artë”, u mblodhën përpara ambasadës shqiptare në Athinë për të protestuar kundër vrasjes së 35-vjecarit Kostandin Kaçifa. Protestuesit, sipas mediave helene u mblodhën pas thirrjeve në internet të publikuara nga sindikatat në Athinën Veriore dhe nga partia e ekstremit të djathtë “Agimi i Artë”. Me flamuj në duar, ata protestuan për vdekjen e Konstandin Kaçifës duke mbajtur fotot e tij në duar dhe duke ndezur qirinj, por edhe lëshuan thirrje antishqiptare si:
“Shqiptarët vrasës, po vrisni vëllezërit tonë në tokën greke” apo
“Çekiç dhe zjarr për qentë shqiptarë”.
Një grup shqiptarësh dhe grekësh janë përfshirë në një sherr me thika ku 6 persona ngelën të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 01:50 në Geraka të Atikës, në periferi të kryeqytetit Athinë. Policia gjeti në vendin e ngjarjes dhe një armë zjarri pistoletë. Mësohet se tre nga të plagosurit u transferuan spitalin Sismanoglio dhe tre të tjerë në Kryqin e Kuq, ndërkohë që nuk bëhet I ditur identiteti I personave të plagosur.