Luftëtari zyrtarizon në stol ish-trajnerin e Kukësit

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëm pak orë ka zgjatur lënia vakand e stolit të Luftëtarit.

Dorëheqja e Klevis Dalipit erdhi si rrufe në qiell të hapur për klubin gjirokastrit, i cili ishte gati të mbyllte përgatitjet për takimin e javës së parë të Kategorisë Superiore ndaj Tiranës.

Një lajm që ka tronditur jo pak opionin sportiv në qytetin jugor, por jo drejtuesit, të cilët kanë zyrtarizuar trajnerin e ri. Bluzinjtë ia kanë besuar stolin e ekipit ish-mesfushorit të Tiranës dhe Partizanit, si dhe kombëtares shqiptare, Klodian Duro.

41 vjeçari kishte rol drejtues te gjirokastritët, por tashmë përgjegjësitë janë rritur, duke marrë frenat e skuadrës. Kjo do të jetë eksperienca e tretë e Duros në pankinë, pasi më parë ka drejtuar skuadrat e Kukësit dhe Kamzës.

Zjarr Tv Ad