Luftime të ashpra për largimin e Shtetit Islamik në Siri

0
13

Forcat e sigurisë të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara në Siri, u bllokuan të dielën në mëngjes në luftime të ashpra gjatë operacionit për të luftuar kundër enklavës së fundit të kontrolluar nga grupi ekstremist Shteti Islamik, afër kufirit me Irakun. Monitoruesi britanik i të Drejtave të Njeriut në Siri ka raportuar luftime të ashpra në mes të dyja palëve, gjatë sulmit ajror të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, me artileri të fuqishme për të shkatërruar zonat e militantëve. Pas një pauze më shumë se një javë, që lejonte largimin e 20,000 civilëve nga zona, Forcat Demokratike të Sirisë thanë se janë duke lansuar një luftim të fundit për të larguar grupin ekstremist nga territori. Dy vite më parë, grupi militant Shteti Islamik ka kontrolluar pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut. Më 6 shkurt, presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se “duhet të njoftohet se ndoshta gjatë javës tjetër, ne do të zotërojmë 100 përqind të kalifatit”.