“Luftoi kundër Berishës, Vatra e propozon për President”/ Kokalari: Boll me këtë skandal

0
3241
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Federata Pan-shqiptare e Amerikës, VATRA ka propozuar kolonel Dritan Demiraj, “Nderi i kombit” dhe “Mjeshtër i madh”, për President të Republikës së Shqipërisë.

Në propozimin drejtuar institucioneve shqiptare, ndër të tjera thuhet se “Gjatë viteve të fundit, zoti Dritan Demiraj ka ushtruar një aktivitet intensiv kombëtar duke qënë gjithmonë një zë i fuqishëm për të ndihmuar në fushën e sigurisë dhe të sfidave në reformimin e forcave të armatosura.

Ai mban gradën Doktor i Shkencave në fushën e sigurisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ka pjekurinë e duhur dhe kualifikimet e nevojshme për të mbajtur detyrën e lartë të kreut të Shtetit Shqiptar dhe për të qenë garant i Kushtetutës dhe ligjeve.

Federata Pan Shqiptare e Amerikës “Vatra” shpreh besimin e plotë se zoti Dritan Demiraj do të jetë një President simbol i unitetit të kombit dhe një garanci e harmonizimit të politikave me aleatin tonë strategjik SHBA, dhe jo vetëm”.

Por, në lidhje me këtë lajm ka reaguar me tone të forta aktivistja shqiptare, e cila jeton në SHBA, Evi Kokalari.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari e cilëson këtë propozim si një skandal, ndërsa shkruan se “Dritan Demiraj është njëriu më ordiner dhe vulgar që kemi në komunitet.”

Po ashtu ajo sulmon edhe kreun e “Vatra”, ndërsa hedh dyshime se ka falsifikuar votat për të zgjatur mandatin e tij.

“Kuptoni tani pse se marrim më seriozisht Vatrën???

Boll me këtë skandal!!!

Elmi Berisha, votat për nenin që ta zgjat afatin ty si kryetar nga një vit në katër vjet, janë vënë në dyshim. Na thuaj pak, i ke fallcifikuar? Përgjigju njerëzve.

Dhe Dritan Demiraj është njëriu më ordiner dhe vulgar që kemi në komunitet.”-shkruan Kokalari.

Më tej, ajo shigjeton edhe ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa shkruan se ky i fundit ka marrë një mesazh të gjatë nga Demiraj, në kohën që ajo doli në krah të Berishës.

Sipas Kokalarit, Demiraj ka bërë luftë me Bashën, kundër Berishës.

“Kam një tekst msg. të gjatë që Demiraj i ka dërguar Lul Bashës ditën që une i dola në krahë Sali Berishës. Teksti qe i mbushur me gënjeshtra dhe fyerje. Do ta publikoj nëse është e nevojshme.

Lul Basha atë teks ja dërgoj shumë njerëzve dhe Saljani fyerjet e tija i kishte bazuar pikërisht në atë tekst msg. Demiraj nuk është i denjë për asnjë detyrë publike, jo më për President. Por turpi bie mbi ty personalisht dhe Vatrës që e keni kthyer ne klub fshati.

Dhe boll gënjyet për gradat e Demirajt nga DASH. Janë pallavra.

I dashur Elmi Berisha, të sygjeroj ta tërhiqni këtë budallallëk menjëherë, ndryshe do ti bashkohem atij grupi që kanë kohë që ju luftojnë dhe deri tashti i kam shmangur për punë kohe.

Ja keni shkaterruar dinjitetin Vatrës. TURP!!

Dhe që të jemi të qartë, Demiraj ka bërë luftë me Bashen kundër Sali Berishës këto muajt e fundit. Tashti i dërgoni Alfons Grishajn doktorit në zyrë. Me kë talleni ju? Hipokrit!!

Anëtaret e vjetër të Vatrës janë me Sali Berishën. Ju të tjerët jeni individ që s’keni asnjë lidhje me Vatrën, as nuk e kuptoni, as nuk e mbroni, thjeshtë e përdorni.”-shkruan Evi Kokalari.

Zjarr Tv Ad