Tregjet e aksioneve në Evropë pësuan rënie të enjten, pas një dite të trazuar në bursat amerikane dhe aziatike, të nxitura nga frika e investitorëve për një recesion botëror.
Rënia e shitjes në nivel botëror erdhi mes shqetësimeve për luftën tregtare të SHBA-së dhe Kinës dhe ekonominë botërore në përgjithësi.
Të dhënat e dobëta nga Gjermania gjithashtu ndikuan te investitorët. Si rezultat, tre tregjet kryesore të aksioneve në SHBA dhe gjithashtu stoqet evropiane shënuan rënie, sipas Rel.
Të enjten në mëngjes, shumica e tregjeve evropiane u stabilizuan, por më pas sërish shënuan rënie. Tregtia u ul me rreth 0.4%.
Lëvizjet në tregjet botërore u interpretuan si një shenjë paralajmëruese për një recesion të mundshëm në ekonomitë e mëdha. Historikisht, lëvizjet e tilla kanë qenë një tregues i besueshëm i recesioneve të mundshme.