Luigi Soreca: Europa është këtu, kemi kuptuar rëndësinë e investimit në arsimin e të rinjve shqiptarë, mijëra prej tyre kanë përfituar

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i BE, Luigi Soreca, në një aktivitet të zhvilluar në universitetin politeknik të Tiranës, në kuadër të programit “Europa është këtu”.

Soreca tha se Bashkimi Europian e kishte kuptuar rëndësinë e investimit në arsimimin e të rinjve shqiptarë, jo vetëm me fonde të caktuara por edhe me shkëmbimet erasmus+ të cilat shërbenin për specializim të mëtejshëm dhe shkëmbim përtvojash mes studentëve europianë. Ai tha se investimet në arsim do të vazhdonin dhe shtoi se më shumë se 40 mijë nxënës dhe mësues kishin përfituar nga këto investime të bëra nga BE.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca:

Shtetet e BE e kanë kuptuar rëndësinë e të investuarit tek të rinjtë dhe arsimimit të tyre në Shqipëri. Duhet tu japim juve mundësinë për t’u lidhur me kolegët. Ky investim gjatë 15 viteve të fundit ka arritur në 1.5 mld euro në grante, donacione të falura që kanë ardhur nga BE duke ndërtuar struktura madhore.

Duke avancuar bujqësinë dhe zhvillimin rural. Kjo është fushatë e më shumë se 500 mijë shqiptarëve që kanë përfituar nga asistenca e BE-së gjatë 10 vjeçarëve të fundit. Ne takohemi me ta çdo ditë, siç bëmë dhe gjatë turit të kaluar. Integrimi i Shqipërisë në BE po ndodh çdo ditë me anë të këtyre programeve që kemi përfshirë ne siç është Erasmus+. Jemi krenar për këtë program pasi me anën e saj, ju jeni bërë ambasadorët e Shqipërisë në BE. Universiteti politeknik po ju tregon rrugën e duhur pasi është partnere e programit Erasmus+. Një aspekt tjetër i mbështetjes së BE-së ka të bëjë me trajnimet profesionale. Ta shndërrojmë trajnimin professional. Mundësinë për të investuar 70 mln euro për rinovimin e 60 institucioneve arsimore. U kthye në një mundësi për të përmirësuar shkollat.

Më shumë se 40 mijë nxënës dhe mësues kanë përfituar nga investimet e unionit. Gjatë muajit të shkuar kishim në Shqipëri Ursula Von der Leyen. BE e ka konfirmuar mbështetjen e saj për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Presidentja e KiE, tha se qytetarët e Shqipërisë meritojnë një të ardhme më të gjelbër dhe dixhitale. Ne na nevojitet ndihma dhe zëri i atyre që do jenë e ardhmja e Shqipërisë, e të rinjve. Duhet ta thoni me zë të lartë dhe ta vërtetoni me këmbënguljen tuaj. Ju duhet të kërkoni me këmbëngulje që Shqipëria të jetë pjesë e BE. Europa është këtu çdo ditë. Më lejoni që të them moton që kemi krijuar, Europa është këtu sepse këtu është Europë” – u shpreh ambasadori.

 

 

 

Zjarr Tv Ad