Bashkimi Europian po vëzhgon procesin e zgjedhjeve që po mbahen në 6 bashki të vendit. Ambasadori Luigi Soreca së bashku me skuadrën evropiane ndodhen në disa zona ku po mbahen zgjedhjet.
Soreca, thekson se “Skuadra Evropiane ndodhet në terren me 20 grupe që monitorojnë procesin zgjedhor në qendrat e votimit teksa u bën thirrje qytatarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës deri në orën 19:00.
Postimi:
“Dita e zgjedhjeve në Shqipëri.
SkuadraEvropa në terren në Shkodër dhe në 5 bashkitë e tjera, me 20 grupe që monitorojnë procesin zgjedhor në qendrat e votimit.
Kjo është një ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, që po ushtrojnë të drejtën e votës. Është radha juaj që ta bëni zërin tuaj të dëgjohet duke votuar. Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në 19:00. #VOTO
BE-ja qëndron krah shqiptarëve në ditën e zgjedhjeve”, Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.