Luigi Soreca: Të zgjatet afati i organeve të vettingut, Kuvendi të konsultohet me të gjithë aktorët…

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca, ka deklaruar se vettingu duhet të vazhdojë, duke mbështetur kërkesën e maxhorancës për zgjatjen e afatit të organeve të tij. Soreca theksoi, në konferencën e mbajtur paraditen e sotme për rolin e institucioneve të drejtësisë, se Kuvendi duhet ta konsultojë këtë propozim me të gjithë aktorët, duke shtuar se konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë.

“Vettingu të vazhdojë, por duhet zgjatja e afatit të organeve të vettingut. Kuvendi duhet ta konsultojë me të gjithë aktorët. Konsolidimi i reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë. Reforma në drejtësi po sjell rezultate konkrete të paimagjinueshme, për shembull 23 procedime penale ndaj ish-gjyqtarëve, përfshirë ish-gjyqtarë të lart”, ka deklaruar ai.

Ndërsa Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në fjalën e tij deklaroi se Reforma në Drejtësi po jep rezultate. Ai u shpreh se në mandatin e tretë të qeverisë Socialiste, do të miratohet harta e re gjyqësore dhe do rritet numri i pranimit në shkollën e magjistraturës, për të plotësuar vakancat.

“Reforma në Drejtësi po jep rezultate, qeveria e re është e vendosur ta çojë përpara. Vettingu tregoi sa i nevojshëm ishte. Reforma po jep frytet, ajo është një model unik në vendet e rajonit. Vettingu u certifikua edhe nga Gjykata e Strasburgut. Do miratojmë hartën e re gjyqësore, do rrisim numrin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës, si e vetmja rrugë për plotësimin e vakancave”, u shpreh Manja.

Zjarr Tv Ad