Luiza GEGA e rekordeve, atletja shqiptare shpallet kampione Ballkani!

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luiza Gega po kalon formën më të mirë në karrierën e saj. Atletja shqiptare ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social Instagram se është shpallur kampione Ballkani, me rekord në kampionatin që po mbahet në garën 3000 metra me pengesa.

Koha që i dha vendin e parë Luiza Gegës është dhe e dyta më e mira në karrierën e saj. Ky sukses është i radhës, pas atij në Holandë.

Atletja vazhdon të bëjë krenare Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Ajo shkruan se është shumë e lumtur dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës.

“Balkan champion = happy girl

Kampione Ballkani, Rekord Kampionati në garën 3000m me pengesa me kohën 9.17.91 (koha ime e dytë më e shpejtë(ndonjëherë)

Shumë e lumtur për fitoren, për ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e rradhës.

Faleminderit nga të gjithë që vazhdojnë e mbështesin rrugëtimin tim”, shkruan Luiza Gega në profilin e saj të Instagramit.

Zjarr Tv Ad