Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Luiza Gega ka konkuruar në “Diamond League” ditën e sotme, ku ka arritur të renditet e shtata në garën e 3000 metrave.
Vetëm pak ditë më parë, Gega nderoi Shqipërinë me paraqitjen fantastike në kampionatin Europian që u zhvillua në Munchen. Tani Luiza ka arritur normën për Botrorin e 2023.
Kampionia e Europës regjistroi kohën 9.14.41, duke u renditur mes atleteve më të mira të Botës, ku më mirë se Luiza bënë vetëm atletet nga Kenia dhe Ethiopia.
Norma për Botërorin e Olimpiadës ishte 9.23.00, por kampionia jonë arriti të bëntë shumë më mirë. Medalja e artë në këtë garë u fitua nga keniania Jackline Chepkoech me kohën 9.02.43.