Luizi kap live mashtrimin e produksionit, Arbana debaton live dhe më pas i heqin fjalën

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Loja me litar u zhvillua sërish gjatë ksaj jave. Banorët u ndanë në dy grupe, ku Ermiona dhe Eva ishin lidere të secilit grup.

Ata duhet të qëndronin të lidhur për 24 orë dhe personi i cili shkëputej nga litari, automatikisht kalonte në nominim.

Luizi ishte i pari banor që u shkëput nga litari, ndonëse e dinte që me atë veprim rrezikonte të kalonte në nominim. Pas tij, të njëjtën gjë bëri edhe Olta, e cila deri diku u “presionua” nga Luizi. Grupi që rezistoi më gjatë ishte grupi i Evës, i cili përfiton imunitet.

Ndërsa grupi i Ermionës kaloi automatikisht në nominim. Luizi, Olta, Kiara, Ermiona, Beati dhe Dea janë në nominim. Njëri prej tyre lë sonte shtëpinë.

Pasi kjo është komunikuar nga Arbana dhe menjëher është kundërshtuar nga Luizi i cili ka thën se e kam lexuar disa her zarfin dhe në asnjë moment nuk ka pasur fjalën eleminim.

Arbana ka ngulmuar se zarfi kishte imunitet për njërin krah dhe nominim për grupin tjetër por sërish Luizi ka kapur Mat produksionin duke thënë se ka shkuar në dhomën e rrëfimit dhe i është konfirmuar se dënimi është personal dhe jo në grup dhe pas kësaj ka ardhur dhe vendimi tij për të hequr rripin dhe të dal me Oltën në nominim.

Luizi ka vazhduar sërish diskutimin e tij duke thënë se mirë unë po 11 banorët e tjerë jan budallenj që nuk kanë kuptuar zarfin ndërkohë nga Arbana i është komunikuar se është kapitull i mbyllur dhe nuk diskutohet

Zjarr Tv Ad