Luizi sonte do marrë lajmin e jetës që do ta bëjë të pasur, me kushtin që ai duhet të hapë Kutinë e Pandorës…

0
2448
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Big Brother Vip Albania 2 është padyshim fenomeni televiziv, emosioni më i ndjékur ndonjëherë në shqiptari me një audiencë shumë milionshe.

Padyshim qershia mbi tortë e këtij edicioni është shkodrani Luiz Ejlli. Luizi ka arritur që për një kohë të shkurtër të fitojë zemrat e publikut shqiptar anë e mbanë botës.

Ai është padyshim personazhi i momentit ku numëron mijëra e mijëra followersa në rrjetet sociale tik-tok, instagram dhe aktualisht emri i tij është bërë tag në to rreth 3 miliard herë, një shifër e frikshme e arritur për 50 ditë.

Teksa Luizi pëlqehet me të gjitha virtytet, veset e humorin e tij ai na ka shfaqur dhe një “dobësi” të tijën në BBAVIP 2 .

Është pikërisht dëshira e tij për të pirë sa më shumë Golden Eagle, pija energjike shumë e dashur nga shqiptarët e cila tani është bërë edhe më e dashur duke qenë se është pija më e preferuar e Luizit dhe shitjet e saj rriten përditë, sepse është pija e Luanit.

Nuk kanë munguar dhe deklaratat nga pronari i Golden Eaglet në Suhareke i cilë ka thënë që Luizin po mendojnë ta emërojnësi ambasador të pijes energjike për Shqipërinë.

Nuk duhet harruar që pija Golden Eagle është dhe ndër sponsorat kryesorë të BBAVIP 2 dhe mendohet që Luizit ti bëhet një surprizë pikërisht nga kjo kompani.

Flitet në rrjet dhe në ambjentet e Top Channel që surpriza për Luizin në kutinë e Pandorës do jetë pikërisht njoftimi i tij që është zgjedhur nga Golden Eagle si ambasador i saj në Shqipëri ku pas daljes së tij do firmosë dhe kontratën nga ku pritet të fitojë mijëra e mijëra euro.

Si duket Top Channel po mendon ti bëjë një surprizë të bukur Luizit duke qenë se për gati një muaj është munduar të denigrojë dhe ta nxjerri sa më keq figurën e tij në publik.

Nga gjërat personale gjer në ato më të ulëtat për të vetmen arsye sepse fama e tij kaloi dhe Top Channelin i cili në vend që të merrte famë Luizi prej tij por merr Topi famë nga Luizi.

Pjesën e surprizës e përforcon dhe një video e publikuar nga një pjestar i stafit të Golden Eagle ku në monitorin e kompjuterit të tij ishte fitoja e Luizit me mbishkrimin “Ambasador” poshtë.

Tani mbetet për tu parë nga publiku nëqoftëse Luizit do ketë këtë surprizë në kutinë e Pandorës apo Top Channeli do e ndryshojnë atë duke bërë lojërat që i bën gjithmon në fund.

Zjarr Tv Ad