Kanë dalë në media dokumente të tjera për tendera që ka kryer Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e kryesuar nga Ogerta Manastirliu. Kësaj here, këta zyrtarë kanë menduar për luksin gjatë orarit të punës.Ministria e Shëndetësisë ka hapur procedurën “shërbime mirëmbajtje dhe riparimi për sistemin e kondicionimit dhe të ashensorëve në godinën e MSHMS”. Fondi për këtë tender është 3.666.650 lekë pa TVSH. Pra, për vetëm riparimin e aparaturave për ajrin e kondicionuar apo edhe për riparimin e ashensorëve, “Manastirliu” do të shpenzojë plot 30 mijë euro. Pa llogaritur këtu të ardhurat e tjera, pajisjet, apo edhe energjinë elektrike. Standarti është mjaft i qartë.
Nga njëra anë zyrtarët mendojnë për të mirat e tyre materiale, luksin dhe nga ana tjetër qytetarët, të cilët edhe në momentin që protestojnë për jetët e tyre, vriten, dhunohen e madje arrestohen.
Luksi gjatë orarit të punës/Ogerta Manastirliu shpenzon 30 mijë euro për kondicionerë e ashensor(FOTO)
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...