‘Lulet e Pranverës’, jepet masa e arrestit për 6 të arrestuarit me drogë

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e faktit  në Vlorë ka përcaktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, me afat 40 ditë për 6 personat e arrestuar, pas aksionit të përbashkët mes policisë Italiane dhe asaj Shqiptare.

Seanca është drejtuar nga Gjyqtari Ervin Trashi, ndërsa Prokuror i çështjes ka qënë Dritan Marku.

Të 6-të personat e arrestuar në Vlorë, janë mes 27-të personave të arrestuar në kuadër të operacionit’Lulet e Pranverës’, të akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Luka Beqiraj,Bilbil Kabelo,Arbnor Hoxhaj,Denis Pashaj,,Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj janë personat e dalë sot para gjykatës së Vlorës për caktimin e masës së sigurisë.

Prokurori ka kërkuar masën arrest në burg me afat 40 ditë deri në mbërritjen e dosjes nga Italia, teksa personat janë arrestuar me një letër porosi nga shteti italian.

Ndërkohë gjatë seancës, avokatët e të arrestuarve kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurisë. Një pjesë e tyre kanë kërkuar ekstradim, ndërsa një pjesë tjetër kanë kërkuar masë sigurie më të lehtësuar.

Në fund trupi gjykues ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë duke përcaktuar masën e sigurisë”Arrest në burg”, me afat 40 ditë .

Zjarr Tv Ad