Luljeta Bozo: Ne motra dhe shoqe jemi gjysma e shoqërisë, ju ftoj të gjithave të votojmë për PS

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidatja e Partisë Socialiste për Tiranë Luljeta Bozo ka vlerësuar angazhimin e kësaj force politike, sipas saj për atë që është bërë për gratë dhe vajzat.

Në takimin elektoral të kryeministrit Edi Rama në Tiranë, Bozo tha se PS bëri të mundur përfaqsim më të lartë të grave në Kuvend si dhe qeveri. Ajo kërkoi gjithashtu që votohet PS.

“Në motra dhe shoqe jemi gjysma e shoqërisë. PS është e vetmja forcë që beson në forcën tonë jo me fjalë por me vepra. Bëri të mundur që në parlamentin tonë të ketë një kuotë përfaqësimi nga gra dhe vajza. Në qeverisje ka kaq shumë gra ministre. Ka ndërmarrë gjithë ato politika lehtësuese për gra dhe vajza që duan të futen në tregun e punës. Është kjo forcë që beson fort në misionin  veçantë që ka gruaja. Ka kontribuar që të shtohet numri i lindjeve që të mos plaket kombi. Ju ftoj që të dalim të gjitha në votime dhe të votojnë për PS,” tha Bozo.

Zjarr Tv Ad