Luljeta Bozo: PS Partia e njerëzve të thjeshtë, populli do bëjë zgjedhjen e duhur në 25 Prill, do votojë për Edi Ramën…

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Inxhinierja Luljeta Bozo, kandidate për deputete për PS, është shprehur s’e populli do bëjë zgjedhjen e duhur, duke votuar për Partinë Socialiste, në 25 Prill. Gjithashtu, bozo thotë se qeveria ka përballuar sfida të mëdha, ndaj dhe populli duhet ta votojë këtë forcë politike

“Dua të them dy fjalë për popullin tonë. Them se ai do dijë të bëjë zgjedhjen e duhur dhe do votojë PS. E di nga e nisi para 8 vitesh PS, si u rrit niveli i jetës, shërbimeve. Në të gjitha fushat ka pasur vetëm përparime.

Duke parë se çfarë është arritur të krijohet, edhe në të ardhmen do kemi mundësi që me këtë forcë politike që punon për njerëzit e thjeshtë të kemi reforma më të mëdha se në këto 8 vite. Ka përballuar dy sfida shumë të vështira siç janë pandemia me nisjen e vaksinimit.

Jam e bindur që populli me pjekurinë e vërtetë do e votojë PS se është i bindur se do bëjë reforma në të gjitha fushat. Ne do jemi një vend më i begatë për ne dhe fëmijët tanë. I ftoj të gjithë të votojnë këtë forcë politike që është vetëm për njerëzit e thjeshtë”, është shprehur Luljeta  Bozo.

 

Zjarr Tv Ad