Luljeta e “Përputhen”: Rama ma ndez llampën sa e shikoj, ndërsa Meta sa kofsha ime është rrumbullak, topolak, Luli king, por nuk është…

0
470
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luljeta është një ndër personazhet e “Përputhen”, e cila tërhoqi vëmendje menjëherë. Natyra e saj sportive dhe energjike, nuk kaloi pa u komplimentuar nga ndjekësit, mirëpo ka pasur dhe nga ata të cilët nuk kanë kursyer kritikat ndaj saj, gjë e cila nuk e ka penguar aspak Lulin të nxjerrë dhe dy këngë “S’ta jap” dhe “Luje”. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo ka rrëfyer se gjithçka e ka bërë për qefin e saj dhe nuk synon të ketë klikime apo të ardhura.

Një ndër shprehjet e saj që ka bërë mjaft zhurmë është: Ma ndez llampën. Pikërisht me këtë shprehje moderator i emisionit i bëri një lojë Lulit, ku para i vuri personazhe të njohur, për të ditur nëse ja ndezin ose jo llampën.

Teksa doli Kryeministri Edi Rama, Luli u shpreh se: Ky ta ndez pa e parë mirë. Mashkull dy metër, i kuruar i veshur. Ma ndez llampën.

Ndërsa, për Presidentin Ilir Meta, nuk pati të njëjtin reagim: Jo, jo. Ky sa kofsha ime. Mos të mërzitet, Iliri është i shkurtër, rrumbullak, topolak. Nuk ma ndez llampën.

Gjithashtu, nuk mund të mungonte as Lulzim Basha, i cili nuk është tipi i Lulit.

“Basha është king, është i bukur. Është i plogët. E ndez llampën, por nuk është tipi im”, u shpreh ajo.

Zjarr Tv Ad