‘Lulushi gris fletët, Berisha të griste bre*ët”/ Gjini i ‘Kosheres’-Balliut: Do të puth në buzë

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kriza politike brenda Partisë Demokratike ka revoltuar edhe demokratin më të zjarrtë të “Kosheres”, Gjinin, i cili është i pozicionuar pro ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kundër kryetarit Lulzim Basha.

Madje gjatë fjalës së tij në mbrëmjen e sotme ai e shprehte hapur revoltën për përjashtimin Berishës nga grupi i PD-së.

Në një moment ai thotë: “Çohet Lulushi në Parlament gris fletët, kur çohej Berisha të griste brekët”.

Gjini pas revoltës bën edhe thirrje nëse ka demokratë që ja dëgjojnë zërin dhe menjëherë vjen ish-deputeti Klevis Balliu. Në një çast plot humor, ai e paralajmëron se do ta puth në buzë, por më vonë e puth në ballë.

Një pjesë nga dialogu mes Gjinit dhe Balliut:

Gjini: A ka demokratë me më dëgju zonin?

Klevis Balliu: Ca ke mor Gjin? U dëgju zëri jot mo Gjin, u bashkua PD-ja.

Gjini: A mos je hije a je fantazëm?

Klevis Balliu: U mor unë jam, Klevisi i PD-së jam.

Gjini: O Klevis Balliu, o çuni Unazës së Re.

Klevis Balliu: Po ti je heroi demokracisë o Gjin.

Gjini: O Klevis Balliu, o Shote Galica e PD.

Klevis Balliu: Ti je Teuta e PD-së o Gjin.

Gjini: Mos se do të puth në buzë, do qaj për zotin. Çfarë na ndodhi kështu mo Klevis, ne demokratëve, po si do vej ky halli jonë mo Klevis.

Klevis Balliu: Ça të them unë? Na kanë qit edhe anti-amerikan tani, ne të gjithë këtu kërkojmë lotarinë amerikane çdo vit.

Gjini: Sa presidenta amerikanë ka takuar Sali Berisha, Lul Basha i ka vite në opozitë ato. O Klevis Balliu a të të puth një herë në ballë?

Klevis Balliu: Më puth ku të duash.

Zjarr Tv Ad