“Lulzim Basha po luan “opozitash” me Ramën në Kuvend”, Klevis Balliu: Nëse Basha beson se ka mbështetje në bazë…

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Klevis Balliu gjatë një interviste për “Fax News” ka folur për situatën politike në vend, marrëdhënien Rama-Basha dhe për “foltoren”. Balliu ka deklaruar se Basha po luan “opozitash” në Kuvend duke legjitimuar Ramën të cilin e quan një “diktator”. Balliu gjithashtu sfidoi Bashën që të provojë të marrë votëbesimin në Kuvendin Kombëtar, duke theksuar se në rast se anëtarët demokratë e zgjedhin me shumicë vote atëherë gjithçka do të jetë legjitime.

Lulzim Basha po luan në opozitë në Kuvend. Opozita nuk është nga këto deklarata të parapregatitura, opozita është frymë, besim, energji, por mbi të gjitha është besim dhe të gjitha këto vlera janë sot në “Foltore”. Opozita është aty për mijëra demokratë që kanë sakrifikuara në këto 8 vite të cilët janë përplasur nga gazi, nga vendimet e Ramës për ti burgosur. Me protesta për të bërë kryeministër bashin dhe ky i fundit ata i sulmon i përçmon dhe tallet me sakrificën e tyre. Ai i ofendon ata me artikulimin se ata janë anti-amerikan dhe janë llomi dhe nuk përfaqësojnë opozitën.

Të përballesh me një qeveri kriminale si e Edi Ramës që nuk ka lënë bandit pa futur në Parlament nuk është e lehtë për demokratët e thjeshtë që kanë marrë vetëm burgun dhe familjarët e tyre janë zhdukur nga puna. Nëse sot je demokrat je armik i cdo gjëje në Shqipëri. Këtu ka vetëm një bandit, një diktator që quhet Edi Rama të cilit që mos quhet diktator të ketë një lloj opozitë si fasadë në Parlament dhe aty futet Basha që luan opozitash dhe duket sikur situata është normale.

97% e demokratëve mbështesin Bashën? “Ai e di shumë mirë dhe nuk i beson, janë artikulime boshe, 97% ai nuk e kishte përballë Fatbardh Kadillit por e gjithë baza është në foltore. Meqë i ka këto 97% në sondazhet që përgatit vetë, le të vijë në Kuvendin Kombëtar dhe të votëbesohet nëse merr shumicën e njerëzve do ta mbështesim të gjithë dhe le të vazhdojë para. Nuk e kuptoj cështë kjo mos takosh njerëzit, kryetar opozite që nuk takon nejrrëzit cështë ky. Ka dhjetra protesta, protesta në laprakë qindra familje do të mbeten pa shtëpi, asnjë gërë nga ky njeri, pse4 nuk flet për ta? Duhet pyetur ai pse nuk flet për njerëzit që i shkatërrohet shtëpia. Kryetari i opozitës nuk është punë qefesh, por është detyrim që ke ndaj njerëzve që cenohen nga aferat korruptive të qeverisë banditeske sic është kjo e Edi Ramës. Nëse e quan këtë qeveri kriminale dhe hajdutësh, me kata do të bëjë reformë Kushtetuese ky? Edi Rama ka një dashuri të rilindur midis këtyre të dyve. Një njeri që nuk bën dot bashkimin dhe njeh vetëm përjashtimin, këtë gjë po bën foltorja janë aty flasin duhet pasur demokracia në PD, Berisha po i rikthehen PD-së demokracinë.

Kuvendi Kombëtar kërkon 1 mijë e 500 firma, por kjo shifër ëhstë tejkaluar me kohë dhe tani jemi në një shifër shumë herë më të madhe do ta deklrojmë në një moment tjeëtër. Ato firma do t’i cojmë në PD dhe shpresojmë që Kuvendi Kombëtar të mblidhet sa më shpejt por nuk kemi caktuar një datë. Sallillari vazhdon tek unaza, gjithë shqipërinë ja kanë dhënë atij, mbikalim nënkalim vetëm ky është. Duhget të flasë gjykata dhe SPAKU, reforma në drejtësi është bërë për politikat e korruptuar, ti fusin në burg ata që kanë vjedhur , jo të futen njerëz kot në burg. Edhe ministrat nuk bëjnë dot asgjë pa lejen e Edi Ramës. Ata as nuk martohen pa lejen e Edi Ramës jo më të bëjnë tendera”, tha Balliu.

Zjarr Tv Ad