Lulzim Basha akuzon deputeten socialiste: Burri i saj i siguroi skenën Sali Berishës në stadiumin Kombëtar

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike ka hedhur akuza të forta kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë deklaratës së tij për mediat ai nuk “kurseu” akuzat as ndaj deputetes socialiste, Blerina Gjylametit.

Ai tha se bashkëshorti i Gjylametit i ka siguruar skenën ish-kryeministrit Sali Berisha në stadiumin “Air Albania” më datën 11 dhjetor.

“Blerina Gjylameti i thotë Enkelejd Alibeajt dy javë më parë se deri në datë 11 do jesh ti. Bashkëshorti kishte një emër Kostika, ose Kostaqi. Është aksioner, apo ka qenë menaxher në një kompani të lidhur me TV klan, që kanë sjellë nga Italia një skenë kushedi sa lekë kushton në stadium. Këto lekë janë paratë që merren nga korrupsioni. Ja ku e ke Trekënëdëshin e Bermudës. Blerina Gjylameti i thotë Alibejat pas datës 11 nuk do jesh më. Burri i vet sjellë skenën në Arenën e Hajnisë. Këta kujtojnë se janë ata që kanë qenë. Ja kam thënë Sali berishës nuk jamë më 17 vjeç kur jemi takuar por jam 47 vjeç, prindër i 2 fgëmijëve . Nuk ka trajton më si fëmijë”, tha Basha.

Zjarr Tv Ad