Lulzim Basha bisedë online me Komisionerin Hahn: Shqipëria ka 8 vite që ka ngecur, imazhi ynë është keqësuar

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar sot një bisedë online me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Administratën, Johannes Hahn, të cilit i ka thënë se shqiptarët duan që të jenë në BE, por me qeverinë Rama kanë ngecur prej 8 vitesh.

Shqiptarët duan të jenë pjesë e BE. Mbështetja mbetet në nivel rekord. Shqiptarët e kanë kuptuar që ngecja në këto 8 vitet e fundit në procesin e integrimit, i ka dëmtuar ata. Ka dëmtuar mundësitë e tyre. Ka dëmtuar shtetin ligjor, barazitë para ligjuit.

Imazhi ynë është keqësuar. Investimet europiane janë ulur. Në 8 vitet e fundit nuk ka investime strategjike nga zona euroatlantike. Është shumë e rëndësishme për të zhbllokuar këtë situatë, që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më parë. Shqiptarët e kuptojnë që afrimi me europën do të thotë përmirësim i jetës së tyre. Përmirësim i mundësive për më shumë vende pune”, tha Basha ndër të tjera.

Ndëkrohë, Komisioneri Hahn konfirmoi deklaratat e Bashës për një sistem drejtësi të pakapur, si dhe përpjekjet e Shqipërisë për rrugën drejt BE-së.

Unë vetëm mund të konfirmoj ato që tha Luli për rëndësinë e sundimit të ligjit dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Jam i sigurt që një vend si Shqipëria që ka bërë shumë përpjekje. Në rast se një qeveri e re do të jetë shumë e angzhuar, kjo do të ketë një impakt të konsiderueshëm. Unë mund tju mbështes në të gjitha përpjekjet tuaja dhe tju konfirmoj se kjo është shumë e rëndësishme”, tha Hahn.

Zjarr Tv Ad