Kryedemokrati Lulzim Basha, i futet rrugës së botimeve, pasi në treg ka dalë libri i tij i titulluar “misioni im”, në të cilin flitet për sfidat e opozitës së këtyre 8 viteve, si dhe për arsyet s’e pse Partia Demokratike, duhet të vijë në pushtet.
Në kopertinën që është zgjedhur të jetë e thjeshtë, shihet një foto e kryedemokratit, si dhe titulli i librit me shkronja të kuqe “Misioni im”. Çmimi i librit në treg do të jetë 10 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që kryedemokrati e cilëson këtë një ftesë publike ndaj qytetarëve, për të njohur më shumë vizionin e tij.
“Në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, në ftesën publike për të votuar kandidaturën e tij si kryeministër dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, Lulzim Basha sjell këtë letër të hapur drejtuar gjithë shqiptarëve. Në të janë qasjet e tij personale mbi jetën politike në vend dhe zhvilllimin e opozitarizmit nën drejtimin e tij, lidhjet e tij familjare dhe personale dhe historikun e tij në përfshirjen në politikën aktive në vend”, thuhet në pasthënien e librit të lideri demokrat Lulzim Bashës.
Vijon…