Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se do të ketë një të ardhme më të mirë për PD-në dhe për Shqipërinë.
“Do të ketë një të ardhme më të mirë për PD-në dhe për Shqipërinë. Do ta sjellim sëbashku”, shkruan Basha.
Ditën e nesërme Partia Demokratike do të zhvillojë mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, e cila vjen pas mbledhjes së Kryesisë ku u mor një nga vendimet më të bujshme në historinë e PD-së, përjashtimi përgjithmonë i Sali Berishës nga kjo parti.
Së bahsku me Berishën u përjashtuan edhe 8 anëtarë të tjerë të Komisionit të Rithemelimit, mes tyre ish-Presidenti Bujar Nishani dhe deputetët Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Albana Vokshi.