Lulzim Basha: Europa e refuzoi Ramën, tani është koha që ta refuzojnë shqiptarët!

0
3

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje qytetarëve sot se ka ardhur koha që ta refuzojnë Edi Ramën kryeministër, në një kohë që atë e refuzoi edhe Evropa.

Në një mesazh në Fb, Basha thekson, se Rama është njeriu që po pengon hapjen e negociatave dhe citon deklaratat e krerëve të 4 shteteve lidhur me vendimin për të mos i çelur ato për Shqipërinë.

”Megjithë lojërat e Ramës për t’u fshehur pas propagandës, – shkruan Basha në Fb, – të gjithë e shohin me sy të vërtetën. Ai dështoi të na afrojë me Europën, siç dështoi të përmirësojë ekonominë dhe të luftojë korrupsionin.

Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën.  Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët.”

Mesazhi i kreut demokrat është shoqëruar me deklaratat e Kancelares gjermane Merkel, Presidentit francez Macron, Kryeministrit holandez Rutte dhe Ministres së Çështjeve Evropiane Typpurainnen.

Tekstet e plota te citimeve te lidereve europiane:

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel: Shqipëria nuk na ka bindur që të marrim një vendim unanim.

“Maqedonia e Veriut ka bërë shumë sa i përket hapjes së negociatave. Ndryshimi i emrit ka qenë një progres i madh, edhe Shqipëria ka bërë progres, por nuk na ka bindur që të marrim një vendim unanim.”

Presidenti i Francës, Emanuel Macron: Shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë.

“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjerë që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim. 

Kryeministri i Hollandës, Mark Rutte: Pyesim veten sa progres është arritur dhe me Shqipërinë kemi më shumë shqetësime.

“Ne, si shumë vende të tjera ende jemi të shqetësuar – diçka më pak për Maqedoninë e Veriut dhe më shumë për Shqipërinë. Pyesim veten se sa ka shkuar progresi në Shqipëri dhe, pikërisht këtu, kemi më shumë shqetësime.”

Tytti Tuppurainen, Ministre e Finlandës për Çështjet Europiane: Diskutuam edhe ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria

“Përdorëm të gjitha mundësitë për t’i ofruar diçka Ballkanit Perëndimor, përfshi dhe ndarjen e dy vendeve, sepse shumica ishin të parimit se vendet duhen vlerësuar në bazë të meritës.