Lulzim Basha i bindur: Delegatët kanë firmosur masivisht për 18 dhjetorin! Të bashkohemi kundër Edi Ramës, jo për interesat e Berishës

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Lulzim Basha shprehet se delegatët e PD kanë firmosur masivisht për të marrë pjesë në Kuvendin e thirrur prej tij më 18 dhjetor. Ai thotë se demokratët duhet të bashkohen kundër Edi Ramës, të cilin e quan “e keqja e madhe”, dhe jo për interesat e Sali Berishës.

“Delegatat e PD masivisht kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit. Për çdo demokrat dhe demokrate, për të gjithë shqiptarët, mesazhi im është i qartë: të mos lejojnë të keqpërdoren për interesat vetjake, të kujdo qofshin këto. Por të bashkohemi kundër të keqes së madhe, që është Edi Rama dhe qeverisja e tij”, u shpreh Basha në Nees 24.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Delegatat e PD masivisht kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit. Për çdo demokrat dhe demokrate, për të gjithë shqiptarët, mesazhi im është i qartë: të mos lejojnë të keqpërdoren për interesat vetjake, të kujdo qofshin këto. Por të bashkohemi kundër të keqes së madhe, që është Edi Rama dhe qeverisja e tij.

Të jemi bashkë në një betejë që e udhëheq PD. Që kam barrën t’i prij pas zgjedhjes time absolute me një anëtar një votë. Të mos biem pre e axhendave personale, as të Sali Berishës dhe askujt tjetër.

11 dhjetori është një Foltore e thirrur të mbahet në Tiranë. Do vijnë apo s’do vijën, është punë e tyre. Disa prej tyre janë anëtarë, disa delegatë dhe disa simpatizantë. Të tjerë nuk kanë lidhje fare. Ky është një aktivitet i thirrur nga Berisha dhe nuk ka lidhje me PD. Kuvendi i PD do të mbahet me 18 dhjetor.

Zjarr Tv Ad