Lulzim Basha i përgjigjet Ramës: Me kë tallet ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes…

0
439
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, të bëra sot nga Korça për oligarkët, ku ndër të tjera tha se; me uljen e taksës së sheshtë në 9% ata përfitojnë mbi 50 milionë euro, nga buxheti i shtetit.

Kryedemokrati, nëpërmjet statusi në llogarinë e tij në Tëitter, Basha ka deklaruar se; shqiptarët duan ndryshimin dhe më 25 prill Shqipëria fiton, ndërsa Edi Rama do të humbë.

 “Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve. Për 8 vjet shqiptarët kanë humbur, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb”, kështu ka shkruar Lulzim Basha.

Zjarr Tv Ad