Lulzim Basha, i është përgjigjur Edi Ramës për gjendjen e shëndetësisë, që sipas liderit të opozitës, ka dalë jashtë kontrollit. Basha tha se; qeveria e Edi Ramës është duke fshehur numrin real të të infektuave dhe të personave që humbasin jetën si pasojë.
Duke iu referuar premtimeve të Ramës, Basha tha se; ai kishte 8 vite kohë në dispozicion dhe dështoi që t’i realizonte, duke harruar dhe kryepremtimin me të cilin erdhi në pushtet atë për ”shëndetësinë falas”.
“Të gjithë e panë sesi Shqipëria ka sot një sistem shëndetësor në kolaps, me numrin më të ulët të testimeve. Tirja është produkti i Edi Ramës në 8 vite, pasi Rama është kryetirja. Në fund të 8 viteve Edi Rama del në ekran, dhe thotë çfarë do të bëjë, ndërkohë që kishte 8 vite kohë në dispozicion.
Kërkon që ti kundërvihet planit tonë të shëndetësisë, përmes dështimeve të tij. Bëri vetëm një gjë, u mori paratë shqiptarëve, dhe ua dha mniqve të tij. Kemi fshehje të të dhënave, është fakt se Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të humbjeve të jetëve dhe infektimeve, Rruga për të dalë nga kjo gropë kalon përmes propozimeve tona.
Sa vizita ngushëllimi keni bërë gjatë javës së kaluar, unë kam bërë të paktën 4, dhe 5 herë më shumë telefonata ngushëllimi. Lajmi i mirë është se ky njeri është për shumicën e shqiptarëve e shkuara, do të kemi një kryeministër që do të bëjë angazhime që do të nisin të zbatohen që nga dita e parë. Nuk do të keni një kryeministër si gogol nga mëngjesi në darkë në emisionet televizive”, kështu është shprehur Basha, në një komunikim para gazetarëve.