Lulzim Basha i përgjigjet video-mesazhit të Kryeministrit: Keni trefishuar pasuritë dhe keni lënë Shqipërinë në vendnumëro…

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha, nëpërmjet një video-je të publikuar në rrjetet sociale, ka renditur dështimet e qeverisjes socialiste 8-vjeçare. Basha i është përgjigjur me anën e kësaj video-je kryeministrit Rama, i cili ditën e djeshme deklaroi përmes një video-mesazhi se pandemia dhe tërmeti, kanë bërë që të mos përmbushen të gjitha pritshmëritë e mandatit të dytë.

Gjithashtu, Basha thekson se më 25 prill, Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.

Teksti i videos

Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha.

E di që disa prej jush jeni të pakënaqur, që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë…

As unë s’jam i kënaqur. Jo sot, por asnjëherë. Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr…

Ju keni hequr shumë në fakt,

Aq sa keni trefishuar pasuritë

Keni rritur taksat dhe borxhin publik.

Keni i shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve.

Keni kriminalizuar politikën.

Keni kanabizuar vendin.

Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve.

Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro.

Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP.

Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë.

Jo, nuk do të harrojmë.

 

Zjarr Tv Ad