Kryetari i partise demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se po i përdor fermeret për shfaqje. Pak ore pas protestës që fermeret zhvilluan para parlamentit, Basha u beri apel deputeteve te mazhorances te degjojne zerine tyre para se te votojne paketen fiskale per vitin e ardhshem.
“Duhet te degjohen fermeret para se te ngrihen kartonat, jane njerez qe vetem kontribuojne, e qe nuk marrin as ate qe marrin ata të rajonit. Aq të papërfillshem janë këta qytetare për ju, i ofendoni si me teatrin e paradites që ngjall frikë”
Sipas Bashës, qasja e qeverise ndaj sektorit te bujqesise eshte e padrejte, pasi ky sektor perfaqeson 40% te te punesuarve ne vend, ndërkohe që ndihma që marrin nga shteti është më e uleta ne rajon, duke theksuar se protesta e tyre është e drejtë.
“Protestojnë sepse përveç rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore që po e ndjejnë në xhepat e tyre, do të përballen edhe me rritjen shtesë me 10 % të çmimit, meqënëse ju vendosët të shtoni me 10% TVSH-në, e po ashtu po hiqni 6% e TVSH-së së kreditueshme.Protestojnë sepse në vend të mbështesni prodhimin vendas, po e godisni në të gjitha hallkat e zinxhirit të ekonomisë së ushqimit.
Por në emer të shumicës qeverisëse, kreu I grupit parlamentar socialist Taulant Balla deklaroi se fermerët do të mbeshteten nga qeveria.
“Biem të gjithë dakord, që 6% nuk shkonte te fshatari, është një formë rimbursimi e paligjshme sepse nuk shkonte aty ku ishte destinuar. 6% nuk ka shkuar te fermeri, por është mbajtur nga grumbulluesi në një formë subvencioni të pandershëm. Sot kemi rënë dakord me një pjesë të protestuesve, se 6% përkthehet në vlerë monetare 7.5 mln dollarë.”
Pertej çështjes se fermerëve, opozita ka akuzuar qeverine se me këtë buxhet ka lënë në harrese shtresat në nevoje duke perseritur se ky është një buxhet që i shërben një grushti njerëzish të lidhur me qeverinë.