Lulzim Basha ka reaguar për humbjen e 53-vjeçarit nga Ndroqi: Ngushëllime familjes…

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar për humbjen e Lutfi Cekirit, 53-vjeçarit nga Ndroqi, që humbi jetën pasi u sorollat sa tek QSUT, tek Trauma dhe nuk mori trajtim mjekësor. Basha ka fajësuar Ramën, që ka çuar shëndetësinë në kolaps dhe për pasojë, është rritur numri i pacientëve me sëmundje të tjera kronike që nuk marrin trajtim.

“Ditën e sotme, e kanë shënuar ngjarjen e fundjavës e në veçanti përkeqësimi i madh me shpërndarjen e infeksionit, si dhe problemi i shtuar i pacientëve të sëmundjeve të tjera kronike dhe akute, të cilat për shkak të keqmenaxhimit dhe kolapsit, ku e ka futur shëndetësinë Kryeministri po vuajnë, e disa prej tyre kanë humbur dhe jetën.

Dua ti shpreh ngushëllimet familjes së Lutfi Çekirit, rasti i dhimbshëm. Është një alarm i madh për çdo shqiptar dhe akuzë e drejtpërdrejtë, ndaj atyre që kanë zgjedhur që krizës në shëndetësi t’i përgjigjen me propagandë, të cilit prej katër javësh i kam vënë në dispozicion planin tonë me 5 pika”, u shpreh Basha.

Një ditë para se të vdiste, ai së bashku me bashkëshorten kishin kaluar ditën e natën pranë ambienteve të spitaleve, të dëshpëruar se dikush mund t’i shihte dhe do ti jepte një përgjigje për gjendjen e r*ënduar shëndetësore, por jo.

“Mbrëmë ishim në urgjencë dhe na kanë sjellë këtu për stomakun. Këtij i thotë shko tek infektivi, tjetri thotë s’je për këtu. Kemi qenë mbrëmë në Urgjencë, nga këtu shkuam në Laprakë. Atje më dhanë qetësues, e më thanë duhet të shkosh të vizitohesh për stomakun. Tani nuk na japin përgjigje, një thotë shko atje. Jam me veshka, me ulçerë në stomak, tensionin e kam të ulët”, tha Çekiri, ndërsa gruaja shtoi se ka nevojë urgjente për shtrim.

Zjarr Tv Ad