Lulzim Basha kujton Pjetër Arbnorin: Nuk bëri kurrë kompromis me të keqen…

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati, Lulzim Basha, mëngjesin e sotëm, ka kujtuar ditëlindjen e politikanit të njohur, Pjetër Arbnori.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se; Pjetër Arbnori, i përkiste një plejade politikanësh të rrallë, të cilët nuk bënë kurrë kompromis me të keqen.

Gjithashtu, Basha shton në postimin e tij se; Arbnorit qëndresën ia kishte edukuar familja, shkolla, leximet dhe eksperienca e gjatë e miqve të burgut politik.

Postimi i Lulzim Bashës

Dua të kujtoj sot me nderim të veçantë ditëlindjen e Pjetër Arbnorit, politikanit, shkrimtarit, përkthyesit dhe humanistit të madh që kaloi 28 vite të rinisë së tij në burgjet famëkeqe të komunizmit. Pjetër Arbnori i përkiste një plejade politikanësh të rrallë, të cilët nuk bënë kurrë kompromis me të keqen, që nuk u epën para presioneve apo privilegjeve. Që deri ditën e fundit, u përpoqën për idealet e tyre pavarësisht vështirësive të kohës.

Siç thoshte vetë Mandela i Ballkanit, qëndresën ja kishte edukuar familja, shkolla, leximet dhe eksperienca e gjatë e miqve të burgut politik. Frika, zilia dhe tundimi për privilegje, sipas tij ishin rrugët që na bashkojnë me të keqen. Dhe gjatë gjithë jetës së tij, në rini si desident e më vonë si deputet dhe drejtues i Parlamentit, Pjetër Arbnori, i tejkaloi me sukses këto sfida, duke u shndërruar në politikanin model ku mllefi për kundërshtarin politik, nuk gjeti kurrë vend.

Le ta nderojmë sot Pjetër Arbnorin, gjurmët e pashlyera të tij në historinë e Shqipërisë me urimin dhe shpresën se vlerat që ai solli në politikën shqiptare, do të trashëgohen dhe nga brezat e rinj të politikës.

Zjarr Tv Ad