Lulzim Basha mbledh mbështetësit për darkë në Tiranë, mediat pranë Berishës: Tha që do krijojë parti të re pro-amerikane

0
146
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulëzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e sotme për darkë në një restorant në Tiranë disa nga mbështetësit e tij.

Nuk dihet qëllimi i këtij takimi, ndërkohë që media pranë Berishës shkruan se Basha u ka komunikuar mbështetësve të tij se do të krijojë një parti të re pro-amerikane.

Kujtojmë se Basha dha dorëheqjen disa ditë më parë pasi pjesa më e madhe e Grupit Parlamentar dhe e Kolegjit të Kryetarëve ia kërkuan të merrte këtë vendim për të bashkuar partinë.

Tashmë në krye të Partisë Demokratike është vendosur Komisioni i Rithemelimit, pas vendimit të Gjykatës për të certifikuar Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Zjarr Tv Ad