Lulzim Basha mesazh të fortë Kryesisë së PD: S’mund të presim deri në 2025, do përballemi me regjimin me të gjitha format dhe mjetet…

0
258
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha, u është drejtuar anëtarëve të kryesisë gjatë mbledhjes së sotme, 5 ditë pas rikonfirmimit në krye të Partisë.

Basha ka thënë se vota masive që ai mori në garën për kryetar, tregon se demokratët kërkojnë që beteja të vazhdojë.

“Demokratët janë të vendosur ta vazhdojnë betejën për demokraci. Të lexojmë atë që është vullneti i demokratëve”, ka thënë Basha.

Gjithashtu kryedemokrati, është shprehur se “Shqipëria s’mund të presë deri në vitin 2025”, ndonëse është e paqartë se çfarë ka nënkuptuar me këtë vit, që përkon me përfundimin e mandatit të tretë të Edi Ramës.

“Është e domosdoshme që të gjithë ne, nga Kryesia te Këshilli kombëtar, të lexojmë qartë atë që ishte vullneti i demokratëve. Ata e dinë më mirë se ne se çfarë ka ndodhur në 25 Prill, ata e dinë më mirë se ne se sa e vështirë është përballja me regjimin, ndaj çdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës.

Dhe për të arritur këtë, detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025,” u shpreh Basha.

 

 

 

Zjarr Tv Ad