Lulzim Basha: Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme, hapi ynë i garanton Shqipërisë rrugën drejt BE-së

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu demokrat Lulzim Basha, ka shkëputur një pjesë nga deklarata e tij për mediat, ku shprehet se; “ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i ko*rrupsionit në nivele të larta dhe te ndarja e politikës nga llumi”.

Basha shton se ky është hapi i parë, i cili më pas do të pasohet nga një paketë ndryshimesh kushtetuese, të cilat do t’i garantojnë vendit tonë ndarjen e pushteteve, për të hapur rrugën drejt Bashkimit Eruopian.

Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe te ndarja e politikës nga llumi. Ky është vetëm hapi i parë, ai do të pasohet nga një paketë e plotë ndryshimesh kushtetuese që do të kufizojnë dhe garantojnë ndarjen e pushteteve për t’i hapur Shqipërisë rrugën drejt BE”, shprehet Basha.

Zjarr Tv Ad