Lulzim Basha në konferencë të jashtëzakonshme: Mbështesim Sali Berishën në kërkesën për transparencë për vendimin e DASH

0
135
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Interesin e demokratëve dhe qytetarëve shqiptare, respektin dhe mirënjohjen e sakrificave te cdo demokrati.

Jo gjithmonë ja kemi dale te arrijmë atë që i është dashur shqiperisë. Por kjo nuk na ka lëkundur asnjëhere nga misioni i PD-së për ta bërë Shqipërinë si gjithë europa. Nuk na ka lëkundur as nga parimi jonë për të ecur përpara për qytetarët, që na bën partinë më proamerikane.

Për fat të keq kur të gjithë ne prisnim që gishti të drejtohej nga Edi Rama, autori i masakrës zgjedhore në 25 prill, ai që e ka lënë Shqipërinë në vend numëro, të gjithëve bashkë na u desh të njiheshim me vendimin e DASH për shpalljen non-grata të liderit historik Sali Berisha. Ishte një nga momentet më të vështira për mua si kryetar i PD-së por edhe si bashkëpunëtor i afërt me Berishën.

Jo vetëm për faktin cfarë përfaqëson për mua apo për ccdo demokrat Sali Berisha, por edhe pse jam dëshmitar sa rëndësi ka për Berishën mbrojtja e interesit publik.

Që ditën e parë kur u njoha me vendimin e DASH ju bashkova thirrjes për transparencë të ploitë për këtë vendim. Sali Berisha është padiskutim udhëheqësi që ka dhënë kontribut të paccmuar për rritjen e aleancës me SHBA-të. Gjatë kohës që Berisha ishte kryeministër Shqipëria, vendi përmbushi standardet për të qenë pjesë e NATO.

Në tëe gjitha këto arritje, rol kycc patqën SHBA-të. Prandaj dua ta përsë2ris se vendimi i DASH nuk cenon arritjet madhore të Berishës në demokratizimin e Shqipërisë. PD mbështet kërkesën për transparencë të bërë nga z.Berisha,” tha Basha.

Zjarr Tv Ad