Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në facebook, është shprehur se biznesi i vogël, është më i prekuri nga kriza ekonomike, dhe për përmirësimin e tij, nevojitet ndihma urgjente e qeverisë, pasi koha nuk pret. Rënia e konsumit dhe pesha e TVSH-së, janë dy nga faktorët, që rëndojnë mbi gjëndjen e vështirë ekonomike, të biznesit të vogël.
Postimi i Bashës: Biznesi i vogël, është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit, ky biznes prej kohësh, është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së. Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë, janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël, ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret.
“Unë jam Ganiu, zotëroj një biznez të vogël, mbi 20 vjet. Në vitin 2018-të, u futa në biznes me TVSH. Unë paguaj2.5 milionë lekë të vjetra në vit, vetëm nga TVSH-ja që na është garkuar. Bënë shumë gabim, që i vendosën TVSH-në biznesit të vogël. Veç kësaj, ne kemi 5-6 vite që na kanë vendosur taksën e arsimit dhe nuk na i kanë hequr. Për ne, mendoj se nuk është e drejtë, pasi është rëndesë. Problemi që ka biznesi, është rritja e çmimit të ujit dhe korentit. Ndihemi shumë keq, pasi kemi futur dhe lekët tona për ta mbajtur hapur këtë biznes”, është shprehur sipërmarrësi.