Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke akuzuar kryeministrin Rama thotë se ky i fundit ka zgjedhur rrugën e pasurimit dhe të luksit për vete, ndërsa për qytetarët ka instaluar varfëri dhe pasiguri.
Lideri demokrat me një reagim në “Facebook” ka shpërndarë edhe një video, e cila sipas tij tregon vjedhjet rekord, ku është i përfshirë kryeministri Edi Rama. Ai thotë se Rama është sponsorizuesi kryesor dhe përfituesi i parë i informalitetit.
Postimi i Bashës:
Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Edi Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai miratoi me ligj favore, grabitje dhe vjedhje për klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa dhe tarifa sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Dhuna e gjobave dhe sekuestrimeve ndaj sipërmarrjeve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre për të financuar babëzinë dhe lluksin e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij milionerë. Me ta ai vjedh të gjithë buxhetin e shtetit me kontrata dhe koncesione kriminale, me ta vjedh pasuritë e shqiptarëve nga nafta te bregdeti, lumenjtë pyjet dhe trojet publike e private. Ja rekordet e vjedhjeve të Hajdutit Psiqik këto 6 muaj:
Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Edi Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai miratoi me ligj favore, grabitje dhe vjedhje për klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa dhe tarifa sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Dhuna e gjobave dhe sekuestrimeve ndaj sipërmarrjeve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre për të financuar babëzinë dhe lluksin e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij milionerë. Me ta ai vjedh të gjithë buxhetin e shtetit me kontrata dhe koncesione kriminale, me ta vjedh pasuritë e shqiptarëve nga nafta te bregdeti, lumenjtë pyjet dhe trojet publike e private.Ja rekordet e vjedhjeve të Hajdutit Psiqik këto 6 muaj:
Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 10. August 2019