Lulzim Basha për Reformën Territoriale: Koha nuk pret, PD mbështet ecjen përpara të këtij procesi

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ekspertë përsa i përket çështjes së Reformës Territoriale.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili ka thekuar se PD mbështet rishikimin e Reformës Territoriale, ndaj duhet filluar pa humbur kohë.

“Koha na ka dhënë të drejtë. Ndaj një thirrje për reflektim dhe me besim të madh se duke bashkuar shpresat e  shqiptarëve për një jetë më të mirë këtu, jam i bindur se kjo tryezë  e parë është një fillim i mbarë. Koha nuk pret dhe prandaj PD mbështet ecjen përpara të këtij procesi në të gjithë hapësirën publike, jo vetëm në atë parlamentare por kudo nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perëndim e këtu në qendër  ku pasojat e centralizimit janë më të dhimbshme.

Rindarja territoriale e Shqipërisë është një nevojë urgjente, e duan shqiptarë nga jugu në veri. Korrupsioni po shkatërron qytetarët dhe vendin dhe nuk ka rrugë tjetër vetëm ta zhbëjmë atë nga pushteti vendor dhe një prej tyre është edhe decentralizimi real dhe tu japësh pushtetin që u takon vetëqeverisjes vendore për t’ju shërbyet qytetarëve.

Nuk jemi për kthim në sistemin e mëparshëm ishte tepër i fragmetuar, por nuk pranojmë edhe një sistem të dështuar vetëm që ka larguar shërbimin nga qytetaret vetëm që qeveria vendore  të vjedhë 430 mln euro për shërbime që nuk kryen. I detyruan bashkitë që paratë që iu kishin dhënë si grante t’ua merrnin mafia e inceneratorëve”, u shpreh Basha.

Zjarr Tv Ad