Lulzim Basha përzgjodhi Mark Markun si drejtues politik të qarkut të Lezhës/ I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i papritur i Erla Mëhillit

0
4330
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha, i ka besuar pozicionin e drejtuesit të qarkut të Lezhës, pedagogut Mark Marku. Pas këtij lajmi, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i i ish-zëdhënëses së PD, Erla Mëhilli, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, me ironi ka shkruar se; Basha e hodhi vetë në erë komisionin e famshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD. Kujtojmë se; pjesë e këtij komisioni, ishte edhe profesor Mark Marku.

“Si të hedhësh në erë me duart e tua komisionin e famshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Pra një drejtues politik qarku, na paska përzgjedhur kandidatët për deputetë në tërë Shqipërinë. Mirë shumë”, – kështu është shprehur Erla Mëhilli.

Zjarr Tv Ad