“Lulzim Basha po largohet nga politika me turp”, Bujar Nishani del me deklaratën e fortë

0
195
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti Bujar Nishani përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Lulëzim Basha ‘de facto’ është i larguar jo vetëm nga drejtimi i PD-së, por edhe nga politika.

Nishani shkruan se çdo politikan një ditë do largohet nga politika, por sipas tij rëndësi ka sesi largohesh dhe për çfarë do të kujtohesh.

Postimi i Nishanit:

“Lulzim Basha është tashmë “de facto” i larguar, jo thjesht nga drejtimi i PD, por nga politika shqiptare. Ai i shkaktoi shumë dëme asaj partie, sistemit politik në tërësi, integritetit të pluralizmit si dimension.

Nga politika çdo politikan do të largohet një ditë. Rëndësi ka se si largohesh e për çfar do të kujtohesh. Lulzim Basha po largohet nga politika me t*urp, duke shkaktuar veç dëme e pa asnjë rekord për respektin më minimal.

Rëndësi tashmë ka ringritja e Partisë Demokratike dhe kthimi i betejës së vërtetë politike me rregjimin monokratik më të diskretituar në tërë historinë post diktatoriale në Shqipëri.”, shkruan Nishani.

Zjarr Tv Ad