Lulzim Basha pranon gabimet e të shkuarës: Bashkë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokatike Lulzim Basha, ka postuar një video nga takimi me gratë demokrate në kryeqytet. Krah videos Basha shkruan se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, por sipas tij pa u bërë strehë e gabimeve dhe të metave të së kaluarës.

Ndër të tjera kryedemokrati thekson se ai ka një vizion të qartë për t’i dhënë fund tranzicionit dhe duke u bashkuar nëpërmjet vlerave me të gjithë ata që duan të kontribuojnë për të ardhmen e Shqipërisë.

“Demokratët e Degës nr. 7 në Tiranë kanë zgjedhur të ardhmen, pa mohuar në asnjë çast të mirat që kemi bërë për shqiptarët, por pa u bërë strehë e gabimeve dhe të metave të së kaluarës. Ne kemi një qëndrim të vendosur kundër korrupsionit, si armik i mirëqenies së shqiptarëve, dhe një vizion të qartë për t’i dhënë fund tranzicionit, duke u bashkuar nëpërmjet vlerave me të gjithë ata që duan të kontribuojnë me zemër për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, ka shkruar Basha.

Zjarr Tv Ad