Lulzim Basha prezanton programin e Shëndetësisë: Për mjekët pagat 1200 euro dhe 700 për infermierët…

0
261
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati, Lulzim Basha, ka prezantuar programin e Shëndetësisë së Partisë Demokratike, ku focus është pacienti, ku u është premtuar që paga e infermierëve, të jetë 700 euro dhe e mjekëve 1200 Euro.

Gjithashtu, Basha tha se; me anë të këtij programi, do të përpiqet që të arrihet tek një rimëkëmbje të Shqipërisë dhe ta kthejë atë, në rrugën e suksesit dhe të zhvillimit.

Basha: Ne angazhohemi që jo vetëm të ulim tarifat në mënyrë të ndjeshme, por edhe që këto para të mos shkojnë në xhepat e atyre që kanë kapur sistemin shëndetësor, por të kthehen përsëri tek ju me një shërbim cilësor dhe dinjitoz si për çdo qytetar Europian. Ndaj fillimisht do të shërojmë vendin për t’u bërë më pas vetë mirë.

Basha: Për këtë arsye këtë muaj kam pasur nderin dhe privilegjin të punojë me ekspertët më të mirë për plan shëndetësie që do ta ndryshojë Shqipërinë, për planin tonë të shëndetësisë ne i qëndrojmë të njëjtave parimeve si me planin e ekonomisë, një plan serioz dhe të zbatueshëm, sepse të gjithëve na ka ardhur në majë të hundës nga premtimet boshe. Me këtë plan ne do e shërojmë Shqipërinë.

Basha: Do të krijojmë kushte që jo vetëm të ringrihemi nga shtrati i lëngimit por të ndërtojmë një sistem model për të gjithë rajonin. Sot, ne angazhohemi dhe u garantojmë të gjithë shqiptarëve se do të bëjmë një ndryshim në shëndetësi që do të sjellë një jetë më të shëndetshme dhe më cilësore për të gjithë pa përjashtim. Plani ynë shëndetësor do të ndryshojë jetët e prindërve tuaj.

Basha: Plani ynë shëndetësorë do të ndryshojë jetën e prindërve tuaj. Ne shqiptarët paguajmë më shumë se sa çdo vend  tjetër në rajon para nga xhepi për kujdesin shëndetësorë. Ne angazhohemi që jo vetëm të ulim tarifat ndjeshëm, por edhe këto para të mos shkojë tek xhepi i atyre që kanë kapur sistemin shëndetësorë por të  kthehen përsëri tek ju me një shërbim cilësor e dinjitoz

Ja cilat janë pikat kryesore të planit tonë:

– Pacienti do të vendoset në qendër të sistemit sipas parimit “paraja ndjek pacientin”. Ju vetë do të zgjidhni mjekun e familjes, klinikën, apo spitalin ku doni të kuroheni.

– Spitalet publike do të riorganizohen duke dhënë autonomi menaxheriale, për të rritur kujdesin dhe aftësinë për t’ju shërbyer ju sa më mirë.

– Do të ketë paga dinjitoze për mjekët dhe infermieret.

-Në programin tonë Shqipëria fiton Shëndetësinë, paga e infermierëve do të bëhet 700 Euro dhe e mjekëve do të bëhet 1200 Euro.

– Në këto kohë të vështira ne e pamë, se pavarësisht se ishin lënë pas dore, ata ishin heronjtë tanë! Ata sakrifikuan për ne, për të afërmit tanë, në vijën e parë! Dhe e meritojnë!

– Ne do të rrisim numrin e mjekëve dhe do të hapim një Fakultet të ri mjekësor në Shqipëri.

-Ne do të sigurojmë menjëherë bazën ligjore dhe do të ushtrojmë kontroll të plotë që në Shqipëri të shiten vetëm ilaçe të cilësisë së lartë të standardit të vendeve europiane.

– Ilaçet do të rimbursohen sipas diagnozës dhe jo sipas skemës aktuale kufizuese që lë jashtë saj shumë medikamente për njerëzit dhe i detyrojnë ata të paguajnë nga xhepi.

-Riorganizmi i shërbimit të shëndetit publik do të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare, në mënyrë që të jemi të përgatitur të përballojmë me sukses edhe sfidat e së ardhmes.

 

Zjarr Tv Ad