Lulzim Basha prezanton programin për turizmin: Do dyfishojmë punësimin në këtë sektor…

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, Kryedemokrati Lulzim Basha, ka prezantuar programin për turizmin. Kreu democrat, e cilësoi turizmin si një nga bazat e ekonomisë së Shqipërisë, ku sipas tij është lënë pas dore nga qeveria.

Gjithashtu, Basha tha se; niveli i punësimit në industrinë e turizmit, të ardhurat mesatare nga turistët dhe kohëzgjatja e sezonit turistik, janë ndër më të ulëtat në rajon, teksa premtoi që kjo situate, do të ndryshojë me planin e Partisë Demokratike.

“Sot ju prezantoj planin tonë për turizmin! Turizmi është një nga bazat e ekonomisë tonë. Si shumë fusha të tjera, edhe ai është lënë pas dore. Kur nuk ecën para, nuk mbetesh në vendnumëro, por rrëshqet prapa. Shikoni vetëm vendet e Ballkanit rrotull nesh. Shikoni si lulëzon industria e tyre e turizmit. Ata kanë kuptuar pikërisht atë që kjo qeveri nuk e ka bërë kurrë: nëse investon në mënyrën e duhur, nëse vendos të kujdesesh për njerëzit dhe jo për veten, mund të arrish gjëra të mëdha! Niveli i punësimit në industrinë e turizmit, të ardhurat mesatare nga turistët dhe kohëzgjatja e sezonit turistik, më të ulëtat në rajon! Kjo duhet të ndryshojë!”, tha Basha.

Pikat e programit për turizmin:

“1.Unë angazhohem se ne do ta trajtojmë turizmin si një projekt madhor kombëtar. Çdo projekt i lidhur me turizmin, çdo investim i lidhur me të, do të marrë përparësi nga qeverisja jonë. Kjo është rruga për ta vendosur Shqipërinë të parën.

2.Unë angazhohem të rrisim kontributin e drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonominë tonë nga 8 në 10%.

3.Angazhohem të dyfishojmë kontributin në punësim nga rritja e turizmit në ekonomi 40.000 në 80.000 vende pune. Kjo do ta ndryshojë ekonominë tonë. Do t’u japë njerëzve punë dinjitoze dhe shpresë.

4.Angazhohem të dyfishojmë kapacitetet akomoduese. Duke hapur kështu dyert për më shumë turistë. E për pasojë do të kemi më shumë vende të reja pune.

5.Angazhohem të punoj për të rritur kohëzgjatjen e sezonit turistik, përmes diversifikimit të ofertave turistike: Bregdetare, Malore, Rurale, Kulturore, kështu ne do të dyfishojmë kohën e qëndrimit të turistëve të huaj në vendin tonë.Do t’u japim atyre më shumë arsye stimuluese për ta vizituar Shqipërinë.

Si rrjedhojë e këtyre masave qeveria e re angazhohet të rrisë numrin e turistëve të huaj me 15% në vit!, është shprehur Lulzim Basha.

Zjarr Tv Ad