Lulzim Basha pritet me flamuj blu dhe brohoritje në Vaun e Dejës, Rama ik…

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këtë paradite, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në kuadër të zgjedhjeve të 25 Prillit, është duke zhvilluar një takim me të rinjtë e Vaut të Dejës.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, kryedemokrati në këtë takim me një varg të makinash, flamuj blu mes borive, thirrjeve “Rama ik” nga mbështetësit e Partisë Demokratike.

Sakaq, gjatë fjalës së tij Basha ngriti disa probleme të arsimit. Sipas tij në zonat rurale një mësues i një lënde jep një lëndë tjetër ndërsa theksoi se shumë familje janë të detyruara të çojnë fëmijët në shkollat private.

“Kjo qeveri e ka lënë Shqipërinë në baltë dhe fëmijët e tyre në baltë. Kjo duket tek gjendja e arsimit universitar, që s’ka si të jetë më mirë kur gjendja e sistemit parauniversitar është siç e përshkrove ti. Në zona rurale ka paradokse të tilla, një mësues i përgatitur për një lëndë jep një lëndë tjetër. Kjo bëhet në fasadën e të ashtuquajturit portal. Shumë familje janë detyruar t’i çojnë fëmijët në shkolla private. Janë futur në borxhe”, u shpreh Basha.

 

Zjarr Tv Ad