Lulzim Basha pritje spektakolare nga kuksianët: Vota për numrin 9, është votë për heqjen e traut dhe çdo pengese…

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Kukësit, pranë tunelit të Kalimashit. Basha u ka premtuar kuksianëve se pas 25 Prillit, trau që ndan Shqipërinë me Kosovën nuk do të ekzistojë më.

“Shikojeni edhe tre javë këtë tra. Më 25 prill Shqipëria voton ndryshimin. Kukësi voton ndryshimin dhe ndryshimi i parë për çdo shqiptar nga Konispoli në Podujevë do të jetë heqja e traut. Nuk ka kaluar shumë kohë nga ai moment që na i mbushi zemrat me një besim si qytetarë të një kombi që ndërtoi tunelin më të gjatë në Ballkan dhe lidhi Shqipërinë me Kosovën. Vota për nr 9 është vota për heqjen e traut dhe çdo pengese,” tha Basha.

 

Zjarr Tv Ad