Lideri demokrat Lulzim Basha, ka publikuar foton me sportisten nga Shkodra, të cilën e takoi ditën e djeshme ndërsa vizitonte këtë qytetet.
Basha shkruan se; vuri re te sportistja optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri ndryshe, gjë të cilën e ka parë kudo në vend.
Basha:
“E djeshmja ishte një ditë plot energji, entuziazëm dhe shpresë. Mes shumë takimesh të shkëlqyera, më la mbresë të veçantë biseda me Kismeten. Sportisten e shkëlqyer, aktivisten dhe vajzën me kurajë dhe besim që mes shumë vështirësive ja ka dalë të marrë vlerësime kombëtare e ndërkombëtare.
Optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e shoh ngado në Shqipëri. Kudo që kam qenë, në çdo qytet e fshat, në çdo cep të Shqipërisë fryn era e ndryshimit. Të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë”,shkruan kreu demokrat.