Lulzim Basha: Qeverisë i kanë shpërthyer ujërat e zeza

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të diel një takim me demokratët e Kamzës, ku ka folur për një sërë çështjesh. Basha ka thënë se janë angazhuar në një shumë kauza, të cilat janë vërtetuar në fund.

Ai theksoi se me demikralizimin janë prekur 300 zyrtarë, ndërsa shtoi se janë të angazhuar që të hetojnë edhe më tej aferën e inceneratorëve dhe të vendosin përpara drejtësisë përgjegjësit.

“Detyra numër një është ajo që i kemi vënë vetes që prej ditës së parë. Që prej asaj dite ku një pjesë jo e vogël e shqiptarëve kishin një fije besimi tek Edi Rama. Detyra e parë e çdo demokrati është të bëjë gjithçka që kemi në dorë për ta larguar Edi Ramën dhe bandën e tij një orë e më parë. Dhe për ta bërë këtë, kemi një sërë detyrash përpara të cilat do të kishin qenë të vështira në çdo rast. E në veçanti, do të kishin qenë të vështira duke pasur parasysh që nuk jemi në një gjendje normale, në një vend normal as me standardet e Ballkanit. Jemi larg standardeve të Kosovës. Edhe sa i takon pluralizmit, edhe sa i takon demokracisë, edhe sa i takon sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, rolit të krimit dhe ndëshkimit të krimit. Na duket Kosova si me qenë një vend i Bashkimit Evropian, krahasuar me standardet ku ja përfunduar Shqipëria me Edi Ramën. Por, përveç kësaj kemi dhe një çështje tjetër e cila ka nisur të zhvillohet në gjirin e familjes tonë. Ka nisur të zhvillohet as për vullnetin tim, as për vullnetin tuaj, as për fajin tim as për fajin tuaj, as për ndikimin tim, as për ndikimin tuaj.

Ju e dini fare mirë që ne si demokratë në çdo betejë që kemi zhvilluar, në çdo arritje që kemi shënuar, kemi kërkuar dhe kemi marrë në masë të madhe mbështetjen e dy partnerëve strategjik pa të cilët ky vend zor do ta kishte të shkëputeshte qoftë dhe formalisht nga zgjedha e diktaturës komuniste dhe këto janë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Dhe me anë të këtyre aleatëve dhe këtij standardi, kemi arritur t’i largojmë jo pak por 300 zyrtarë, duke përfshirë deputet të Kuvendit e kryetar bashkish. Dekriminalizimi, e bënim dot pa atë? Faktor të rëndësishëm, partnerë, jo vetëm politikë, por edhe personal të Edi Ramës nga Tom Doshi tek Vangjush Dako.

Shikoni si ka shpërthyer ujërat e zeza të kësaj qeverie. Të gjithë kauzat tona janë vërtetuar. Drejtësia e tyre, është vërtetuar. Sakrifica juaj për t’i dalë në ballë këtyre kauzave krah për krah njëri-tjetrit, në beteja pafund në këto vite, është vërtetuar. Ku e keni sot yllin në ngjitje Saimir Tahirin? Autorin e kriminalizimit të Policisë së Shtetit, të dhunës barbare të njerëzve të pafajshëm dhe të kanabizmit të Shqipërisë. Ku është? Tek 313-ta. Prit, se është vetëm fillimi. Ky tjetri që e ka mbiemrin Koka, por është bishti. Bishti i çfarë? I aferës më të madhe korruptive jo të Shqipërisë, po të Ballkanit në 30 vite. Kush prej jush nuk e di që këtu në këtë Ballkanin tonë, që nuk shquhet për integritet të administratave, që ka problem të madh korrupsioni. Kush prej jush nuk e di që ka pasur kryeministra që janë dënuar dhe sot mund të jenë dhe në azil politik se kanë blerë një benz 600 mijë euro, apo se kanë pasur një orë dorë të shtrenjtë që nuk e justifikonin dot. Gjithë ju e dini apo jo?

Po kjo, 430 milionë euro. Kur filluam të flisnim për aferën, a kurset e opozitës, kështu e ka opozita, shikoni si ditë për ditë po dalin faktet. Besoj e keni ndjekur komisionin e inceneratorëve, punën e jashtëzakonshme, që po bëjnë përfaqësuesit tanë në atë komision nga drejtuesja e komisionit nënkryetarja e partisë Jorida Tabaku, e cila në mënyrë të patrembur i ka vënë para përgjegjësisë nga i pari të i fundit deri te dita e fundit e kësaj jave, dhe javës tjetër fillojmë me politikanët, të mërkurën e ka radhën Edi Rama të vijë para komisionit. A e dëgjuat atë personin, që ishte administratori i Fierit dje, kishte firmosur për të marrë 23 milionë euro, jo thoshte nuk është firma ime, po ku janë 23 milionë euro, nuk e di, se mbaj mend, s’më kujtohet

23 milionë euro pa një copë letër, pa procedura, pa ligj, paratë e shqiptarëve, paratë e buxhetit të shtetit, edhe borxh po të ishin prap paratë e shqiptarëve janë, se borxhi në emër të shqiptarët merret. Kishin paguar babain e njërit prej deputetëve 5 herë rrogën e deputetit. Administratori tjetër nuk e dinte që e kishte rrogën 9 milionë lekë në muaj, e mbani mend atë dëshminë apo jo? Një tjetër filloi duke qarë në sallë, dy janë në kërkim, këta dy që janë në kërkim, këta kanë faturuar 28 milionë euro punë të pakryera, 28 milionë euro punë të pa kryera ja kanë faturuar dhe ja kanë marrë lekët dhe kur Farudin Harrapi i famshëm morri në dorëzim, mori në dorëzim, siç mori firmat piramidale, mori në dorëzim inceneratorët, që tani janë skena krimi. Sa lekë gjeti? 5000 euro! Ku kanë shkuar paratë? Se punime nuk janë bërë. Paratë janë marrë para dy vjetësh. Janë marrë në kundërshtim me ligjin. Ku kanë shkuar paratë? Kush i ka marrë këto para? Tani ne të gjithë e dimë se kush është i pari i qeverisë. Ne të gjithë e dimë që, sensi i tij i hakmarrjes politike, e kush më shumë se ju këtu në Kamëz, a në Paskuqan, nuk e di, që sensi i tij i hakmarrjes politike e shtyn deri në detajet, që është e turpshme të merret dhe një gjimnazist, jo më një kryeministër. Është kështu apo jo? Që kundërshtari politik shkon edhe kundër ligjit, ti prishë shtëpinë apo ta nxjerre nga puna, apo ta nxjerrë mes katër rrugëve. A ka mundësi një njeri, që merret me detaje të tilla, një njeri që, siç i ka dalë nami, nuk ka tender mbi 1 milion, që nuk merret vetë personalisht, t’ia kenë ngjyer gishtin ministrat prapa shpine me 430 milionë euro? Si ua ha mendja ju? A ka mundësi që kjo aferë të zhvilloheshe pa dijeninë dhe pa bekimin e tij? A ka mundësi një qeveri, edhe qeveria më e zhvilluar e botës, brenda 8 orëve, të nxjerrë 17 vendime? Të hapi garën, të vlerësojë ofertën, të mbylli garën, të shpalli fituesin, të mbylli kontratën dhe pastaj të bëjë pagesën, për një punë që kishte dy vjet pastaj që nuk kishte filluar?

Kush janë këta njerëz? Kush është administratori i inceneratorit të Fierit? A e patë dje që kishte harruar , që ishte bashkë-aksionar me Arben Ahmetaj tek kompania e famshme “Hermes”? E mbani mend “Hermes apo jo? Unë e mbaj mend mirë, se kam kandiduar përballë tij në 2005, në Tiranë. As ai se mbante mend. I kanë harruar të gjitha. Amnezi totale!

Tani me logjikë të ftohtë më thoni: a ka vend ku vepron drejtësia, ku drejtësia i ka duart e lira, ndërkohë që kryeministri i vendit është kapur vetë në krye të një afere 430 milionë euro? A mundet drejtësia ta bëjë punën e saj? A mundet prokuroria, policia gjyqësore ta bëjë punën e saj? A munden hetuesit ta bëjnë punën e tyre? Si ua ha mendja? Po të ishte e pavarur?

Sigurisht që ne do të shtyjmë dhe do të mbështesim çdo hap që godet korrupsionin, për këtë s’ka asnjë diskutim. Por çfarëdo drejtësie të ishte, më besoni, edhe në vendin më të zhvilluar të botës, e ka të pamundur të veprojë , kur një njeri me kaq shumë pushtet, siç është kryeministri i vendit, është në mes të aferës? Dhe çfarë ka ndodhur? Kryeministrat kanë dhënë dorëheqjen me më pak se aq, për ti hapur rrugë hetimit. Aq më shumë ata që e deklarojnë veten të pafajshëm! Aq më shumë ata që thonë nuk e dija unë që gjysma kabinetit paska ngjyer gishtin prapa shpinës time! Sikur për asgjë tjetër, vetëm për faktin që njëri pas tjetrit, ministrat e tij, sekretari i tij i përgjithshëm, si i partisë, edhe i kryeministrisë, të dy, drejtorët e përgjithshëm, po dalin të përfshirë në këtë aferë. Vetë qenia e Edi Ramës në krye të qeverisë, përbën një pengesë për një hetim serioz dhe të besueshëm. Edhe sikur ky të ishte duar-jashtë. Edhe sikur ne ta donim fort. Thjesht dhe vetëm për parimin më të shenjtë të drejtësisë, që nuk mund të veprojë, dhe nuk po vepron. E kundërta po ndodh. Dhe dua ti bëj sonte, dua ti bëj sot një thirrje, këtu nga Kamza; hiq dorë nga kërcënimi i prokurorëve të SPAK-ut! Ta dëgjojë mirë këtë mesazh, dhe ta kuptojë që nuk ka gjë që s’merret vesh. Hiq dorë nga kërcënimi i prokurorëve të SPAK-ut! Por kjo është një arsye më shumë, se pse Edi Rama nuk mund të jetë më asnjë orë të vetme, kryeministër i Shqipërisë. Se dhe vetë procesi, i hetimit të vjedhjes së shekullit, nuk mund të shkojë në përfundimin që duhet të shkojë, për hir të atyre parave që janë buka e fëmijëve të shqiptarëve. Janë pensionet e gjyshërve dhe gjysheve tona, janë spitalet e rrënuara, është sistemi arsimor në kolaps, është shpresa që vritet përditë, është Shqipëria që zbrazet. Pa largimin e këtij kryeministri, nuk mund të ketë sukses hetimi, nuk mund të shkojë deri në fund, nuk mund të shkojë deri aty ku duhet të shkojë. Pse? Sepse të gjitha provat faktojnë, që ky jo vetëm po e pengon hetimin, për të mbrojtur ata që tanimë kanë rënë në rrjetën e hetimit parlamentar të partisë demokratike. Por ky vetë po provohet si koka e aferës”, tha Basha.

Zjarr Tv Ad