Lulzim Basha: Rama do sjellë punëtorë nga Bangladeshi, unë investitorë nga Austria…

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këtë të hënë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në kuadër të zgjedhjeve të 25 Prillit, është duke zhvilluar një takim me të rinjtë e Vaut të Dejës.

Gjatë këtij takimi, Basha ka komentuar edhe deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë tha se do të sjellë punëtorë nga Bangladeshi. Lideri i opozitës, premtoi se ndryshe nga Rama, ai do të sjellë investitorë nga Austria, Gjermania për të punësuar rininë shqiptarë.

“Ai e ka mendjen të sjelli  punëtorë nga Bangladeshi, ndërsa unë jam i vendosur të sjell investitorë nga Gjermania, nga Austria, nga Europa për të punësuar dhe për të mbajtur rininë e Vaut të Dejës, rininë Shkodrane, rininë Shqiptare këtij në vendin e tyre pranë familjeve të tyre”, tha Basha.

Zjarr Tv Ad