Lulzim Basha reagon pas provokimit të Vuçiç: Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm, shfaqje të tilla nacionaliste dëmtojnë vetëm Serbinë

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas postimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ku vendosi flamurin e Serbisë në hartën e Kosovës dhe e cilësoi Kosovën territor të Serbisë.
Basha shkruan se Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm, ndërsa shton se deklarata të tilla nacionaliste dëmtojnë vetëm Serbinë.Sipas tij, sa më shpejt të pranohet realiteti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, aq më mirë do të jetë për Serbinë, popullin e saj dhe gjithë Ballkanin.
“Deklaratat dhe veprimet e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i shërbejnë bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit në rajon, ato nxisin konflikt dhe perçarje. Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm. Shfaqje të tilla nacionaliste dëmtojnë vetëm Serbinë dhe tregojnë qasjen destruktive të lidershipit të saj.Sa më shpejt të pranohet realiteti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, aq më mirë do të jetë për Serbinë, popullin e saj dhe gjithë Ballkanin për të ecur më shpejt drejt BE-së si interesi më i mire i popujve tanë”, shkruan Basha.

Zjarr Tv Ad