Lulzim Basha: Shqiptarët po varfërohen më shumë…

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar se; shqiptarët u varfëruan më shumë gjatë pandemisë.

“Vitin e kaluar shqiptarët ishin më të varfrit në Evropë. Edhe gjatë pandemisë ata patën ndihmën më të ulët në rajon nga qeveria, çka ka çuar në rritje të varfërisë dhe pamundësisë për shumicën. Boll më! Është koha për ndryshim. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta”, shkruan kryedemokrati.

Gjithashtu, Basha e ka shoqëruar këtë reagim, me një shkrim mbi të dhënat e Eurostat-it, sa i takon gjendjes ekonomike në Shqipëri.

“Shqipërisë do t’i duhen dekada të tëra që të mund të arrijë standardet ekonomike të Bashkimit Evropian, nëse hipotetikisht ekonomia e BE-së, ndalon rritjen dhe ekonomia e Shqipërisë vijon me ritmet e para krizës, 2-3% në vit”, thuhet në raportin e Eurostat.
Sipas shifrave të publikuara nga Eurostat, Shqipëria renditet si vendi me potencialin ekonomik më të dobët në Evropë, ka mbyllur postimin e tij kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Zjarr Tv Ad